Pas një viti shumë të vështirë, ai u rikthye. Madje menjëherë duke shënuar dhe padyshim që ky ka qenë një moment shumë i lumtur për të. E kemi fjalën për futbollistin e Akademisë Vllaznia, Heldi Kopliku.

Në ndeshjen e ekipit Vllaznia U16 ndaj Apolonisë ai ka shënuar njërin prej golave dhe padyshim kjo e ka bërë atë të ndjehet jashtëzakonisht mirë. Arsyeja është e thjeshtë: Ai vinte pas një viti larg fushës së blertë dhe kjo gjë e kishte bërë të vuajë shumë.

Dëmtimi i ligamenteve të gjurit, e detyroi Heldin që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe për fat çdo gjë ka shkuar mirë dhe pas rikuperimit të plotë, ai iu bashkua ekipit në stërvitje, por tashmë edhe duke luajtur dhe madje edhe duke shënuar.

Duke bërë atë që di të bëjë më mirë. Heldi Kopliku është një nga elementet e spikatur të Akademisë Vllaznia dhe njëkohësisht vitin e kaluar ka qenë një nga pikat më të forta edhe të kombëtares U15. Tashmë pas rikuperimit sigurisht që do të tentojë të thotë fjalën e tij me të dy këto ekipe.

Një lojtar me të dhëna të mira dhe padyshim që rikthimi i tij është një lajm i mirë për të gjithë. Heldi Kopliku ka shumë për të dhënë dhe për këtë arsye po punon fort çdo ditë në stërvitje.(www.shkodrasport.com)