Laçi do të vijojë që të jetë pjesëmarrës në Kupat e Europës, ndërsa skuadra bardhezi, duket se ka nisur që të përgatitjet për merkaton. Por, pas Kirian Nuabuezes, nga Laçi ka ardhur edhe një tjetër largim dhe bëhet fjalë për portierin Edmir Sali.
Shtatlarti nga Vlora mbylli sezonin e tij të tretë në Laç dhe duket se bëri divorcin me klubin. Nuk dihet ende se ku do ta vijojë karrierën 23-vjeçari shtatlartë.
Sa u takon lojtarëve të tjerë, disa prej tyre kanë bërë sezone shumë të mira dhe kanë tërhequr interes nga disa klube. Mbetet për t’u parë nëse Laçi do të mbajë grupin që ka apo do të bëjë “restart” dhe do të formojë një tjetër grup për sezonin e ri, por për momentin, gjithçka është pezull…