Mbyllet pa medalje per boksieret e kombetares shqiptare Kampionati Europian i 22 vjeçareve. Dy boksierët që janë ngjitur sot në ring, Flavio Meta dhe Geljan Rajku kanë qenë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale, por nuk ia kanë dalë.

I pari qe është ngjitur në ring prej tyre ka qenë Flavio Meta i kategorise 75 kg. Ai ka boksuar perballe serbit Almir Memic dhe pavarësisht përpjekjeve që ka bërë nuk ia ka dalë të fitojë duke e mbyllur këtu Europianin me një fitore dhe një humbje duke u renditur kësisoj në tetë më të mirët e kësaj peshe.

Pas tij është ngjitur ne ring eshte Gelian Rajku i kategorise 92 kg. Rajku ka boksuar perballe rusit Ramazan Dadaev, një boksier ky shumë i fortë dhe me përvojë dhe pavarësisht përpjekjeve të sportistit tonë, nuk ia ka dalë të fitojë. Në këtë mënyrë është mbyllur edhe rrugëtimi i tij këtu duke u mjaftuar vetëm me renditjen në tetë më të mirët e peshës 92 kg.

Siç kemi bërë të ditur pjesmarrës në këtë Europian ka qenë edhe boksieri vlonjat Arjol Zeneli i cili edhe ai nuk ia ka dalë të fitojë. Shqipëria kësisoj e mbyll këtu rrugëtimin në këtë eveniment të rëndësishëm europian./SHKODRA-SPORT.COM/