Pas shkodraneve Jasmin Rraboshta e Dritmir Beci, tek Erzeni duan te kene ne rradhet e tyre per sezonin e ri edhe mesfushorin nga Kopliku Ersil Ymeri.
Në Shijak duket se e kanë seriozisht për sezonin e ri futbollistik. Erzeni po punon intensivisht në këtë merkato vere dhe Ersil Ymeri është emri i dalë në skenë së fundmi.
Mësohet se mesfushori koplikas ka arritur akordin me shijakasit për edicionin e ri futbollistik dhe pritet te zyrtarizohet nga drejtuesit e klubit.
Eksperienca e tij në kampionatin shqiptar do ta ndihmojë shumë Erzenin në mesin e fushës. Sezonin e shkuar ai shkëlqeu te Llapi në Kosovë. Në janar u huazua te Kukësi, por te verilindorët munguan hapësirat. Tashmë ka zgjedhur Erzenin dhe siç raporton Abc News pritet të firmosë së shpejti.