HomeFUTBOLLPas Skocisë, edhe dy kombëtare të tjera vijnë në "Loro Boriçi" gjatë...

Pas Skocisë, edhe dy kombëtare të tjera vijnë në “Loro Boriçi” gjatë nëntorit

Pavarësisht zërave të ndryshëm që kanë qarkulluar sëfundmi se ndeshja e Ligës së Kombeve me Skocinë nuk do të luhet në Shkodër, në fakt realiteti nuk ka ndryshuar. Kjo ndeshje do të luhet më 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.

Dhe jo vetëm kaq. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që edhe dy ndeshje të tjera ndërkombëtare të luhen në këtë stadium gjatë këtij muaji.

Por këtë herë nuk bëhet fjalë për kombëtaren e të rriturve por për atë U21 dhe atë U15. Sipas asaj çfarë ka raportuar FSHF, më 19 nëntor në ora 19.00 në “Loro Boriçi” do të luhet miqësorja Shqipëria U21- Malta U21.

Tre ditë më vonë, pra më 22 nëntor, po në stadiumin e Shkodrës do të luhet miqësorja Shqipëria U15- Mali i Zi U15.

Pikërisht kjo ngarkesë me ndeshjet e ekipeve tona kombëtare ka detyruar institucionin e futbollit shqiptar që të mos i hapë dyert e stadiumi “Loro Boriçi” për ekipin e Vllaznisë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments