Pas Tiranes, Vllaznia e basketbollit te meshkujve mund nje tjeter rival si Teuta dhe kryeson e vetme renditjen e kampionatit.
Ndeshja ndaj durrsakeve eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte dominuar thuajse gjate te gjithe kohes nga basketbollistet shkodrane.
Perioda e pare eshte mbyllur me rezultatin 22-21 ne favor te Vllaznise, nderkohe qe e dyta ka perfunduar ne shifrat 42-40.
Ne perioden e trete kuqeblute e rrisin ndjeshem lojen e tyre dhe si rrjedhoje arrijne ta çojne diferencen deri ne 12 pike, megjithate nuk e mbajne dhe ne sekondat e fundit te ndeshjes, rezultati do te ngushtohej.
Megjithate ne fund jane ata qe i gezohen fitores ne shifrat 85-82 dhe Vllaznia ne kete menyre merr fitoren e dyte ne kampionat ne po kaq ndeshje te luajtura, megjithate ka arritur te munde dy rivalet kryesore te saj, Tiranen e Teuten./SHKODRA-SPORT.COM/