Vllaznia U21 ka marre sot nje tjeter fitore, madje me rezultat te paster 3-0 ndaj Tiranes dhe eshte ngjitur ne krye te tabeles se renditjes pas javes se 4-te te kampionatit.

Njeri nga protagonistet kryesore te saj edhe ne kete ndeshje ka qene sulmuesi Joald Ivziku. Ai ka shenuar golin e dyte te ndeshjes, gol i cili ka qene i pesti per te ne kater jave kampionat.

Pas ndeshjes, ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”, sulmuesi 20 vjeçar eshte shprehur i lumtur per nje start te tille te kampionatit, qe siç e thote edhe vete, nuk e kishte menduar.

“Po e shijoj kete moment dhe po mundohem te bej me te miren. Kam shenuar 5 gola deri tani por ajo qe ka rendesi, eshte se edhe skuadra po luan dhe po fiton”- eshte shprehur ai.

Intervisten e plote te ketij sulmuesi, mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube, duke klikuar ne linkun e meposhtem: