Barazimi ndaj Partizanit shihet si një rezultat pozitiv te Kukësi, ndonëse në fushë patën hyrë për tri pikët. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i majtë i verilindorëve dhe një nga titullarët e kësaj skuadre, Edison Ndreca, shprehet se tani duhet të fillojnë të mendojnë për Vllazninë duke mos iu druajtur paraqitjes që shkodranët bënë në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos.

27-vjeçari është i kënaqur me paraqitjen që ka bërë skuadra deri më tani, por “qan” pikët, ku sipas tij kanë merituar më shumë nga sa kanë marrë. Ndreca shpreson të lërë pas edhe dëmtimet, ndërkohë që me rikthimin së shpejti në stadiumin “Zeqir Ymeri”, e sheh më të fortë Kukësin.

Duke folur ne lidhje me ndeshjen e rradhes ndaj Vllaznise, Ndreca do te shprehej: “Mendoj që do të jetë një përballje e bukur, edhe për faktin se do të ndeshemi me një ekip që luan hapur si ne. Ndaj, mendoj që do jetë njëkohësisht një ndeshje e bukur dhe me emocion.

Ne nuk na tremb asnjë kundërshtar. Ne trembemi vetëm nga vetja jonë dhe mendoj se kemi ekipin më të mirë se çdo ekip tjetër”./SHKODRA-SPORT.COM/