Tërbuni ka reaguar ashpër për gjykimin në sfidën e fundit në kampionat ndaj Vorës. Pukjanët u mposhtën minimalisht 1-0, ndërsa përmes një postimi në faqen zyrtare kanë publikuar disa raste të dyshimte nga kjo ndeshje.
Sipas drejtuesve pukajnë, gabimet e arbitrave janë të qarta, ndërsa nuk e dinë nëse janë të qëllimshme apo jo. Tërbuni i ka quajtur “kamikazë” gjyqtarin e ndeshjes, Oltion Çela dhe dy anësorët, ndërsa i kanë shpallur edhe “non-grata” në Pukë.
Postimi i Tërbunit:
Këto janë disa nga rastet e dyshimta të ndeshjes kundër K.F. Vora! Gabimet e arbitrave janë të pa kontestueshme pasi pamjet flasin qartë por problemi është se a ishin të qëllimshe apo jo për këtë duhet pyetur kamikazi i rradhës, Oltion Çela bashkë me dy kamikazat e tjerë ansor! Për ne do jene non grata në Pukë!