Pasditja e sotme do te jete e gjitha me sport ne Shkoder. Nga ora 16.00 deri rreth ores 20.00 sportdashesit do te kene mundesi te ndjekin dy ndeshje interesante ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Fillimisht do ta nisin ne oren 16.00 me ndeshjen e kampionatit kombetar te volejbollit per femra ku Vllaznia e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi do te prese ekipin “Barleti Voley” dhe padyshim qe do te kerkoje fitoren, e cila do te ishte e dyta per ta ne kete kampionat.

Menjehere pas perfundimit te saj, do te nise takimi i basketbollit te meshkujve ne mes Vllaznise dhe Tiranes. Rendesia e tij padyshim qe eshte e madhe sepse kuqeblute i kane bere nje nisje shume te mire kampionatit duke i fituar dy ndeshjet e para te tij dhe sot do te kerkojne te treten.

Por perveç ketyre dy ndeshjeve, pasditen e sotme eshte planifikuar edhe nje tjeter aktivitet shume interesant. Ne oren 17.00, ne ambjentet e Bashkise Shkoder do te zhvillohet nje ceremoni per te nderuar peshengritesit me te talentuar ne 100 vite te Sportklub Vllaznia, veprimtari kjo qe zhvillohet ne kuadrin e festimeve per kete ngjarje te shenuar dhe historike te ketij klubi.
www.shkodrasport.com