Ekipet e Akademise Vllaznia duket se i kane nisur mbare kampionatet e sivjetme te Liges Amatore ku marrin pjese. Ashtu si ekipi U16 edhe ai U14, ndonese merr pjese ne nje kampionat te nje grupmoshe me te madhe, e ka nisur mire ate duke fituar ndeshjen e pare.

Ne takimin e luajtur ne kompleksin “Zmijani” Vllaznia U14 mesohet te kete fituar ndaj AAS me rezultatin 2-1. Trajneri Doçi duket i kenaqur me nisjen e kampionatit nderkohe qe me shume ne lidhje me kete takim te pare, mesojme nga faqja zyrtare e klubit kuqeblu ku shkruhet:

“Me fitore e ka nisur kampionatin edhe Vllaznia U14. Në ndeshjen e parë të vlefshme për kampionatin e grupmoshës U15 të Ligës Amatore- Zona Shkodër ku ai merr pjesë (luan me një ditëlindje më të vogël për shkak të strukturës që ka vetë Akademia Vllaznia) ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit AAS. Autor të golave për ekipin tonë kanë qenë futbollistët Kubazi dhe Gucia.

Trajneri Edmond Doçi e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Meta, Marashi, Xhahysa, Zalli, Meta, Lazri, Marku, Sylja, Spahija, Gucia dhe Kubazi. Janë aktivizuar edhe futbollistët Dedndreaj dhe Shkami”.