Elis Bakaj është vetëm një hap larg transferimit te klubi bjellorus Shaktjor Soligorsk.

“Panorama Sport” kishte paralajmëruar ditë më parë se klubet ishin në bisedime për sulmuesin Bakaj.

E reja e fundit është se Kukësi dhe klubi i Shaktjorit kanë arritur në marrëveshje.

Pritet që lojtari të transferohet brenda javës në Bjellorusi, pasi kampionati atje nis në fund të këtij muaji.

Kukësi mësohet se e ka lënë jashtë grumbullimit sulmuesin, për ndeshjen e nesërme me Lushnjën.

Gazeta mëson se nga ky transferim, klubi i Kukësit do të përfitojë një shumë të majme, mbi 100 mijë euro.