Vllaznia zbarkoi ditën e djeshme në orën 18:30 në fushën e lojës për miqësoren ndaj ekipit austriak të Tsimkirchen, teksa po vijon me ritëm maksimal përgatitjet për ndeshjen e parë eleminatore të raundit të dytë të Conference League ndaj rumunëve të Universitatea Kraiovës.

Tashmë, skuadra po e merr ngarkesën e duhur fizike dhe trajneri Josa, përveç disa minutave stërvitje fizike, e përqëndron tërësisht vëmendjen në udhëzimet taktike dhe koordinimin e lëvizjeve të skuadrës, që ka pasur disa ndryshime dhe i duhet të automatizojë veprimet me patjetër.

Pasimet dhe mënyra se si skuadra do të dalë në sulm ndaj Kraiovës, janë vëmendja e trajnerit në stërvitjet në Austri me skuadrën, që duket se pak nga pak ingranohet dhe përditësohet me atë që trajneri Mirel Josa kërkon.

Megjithate do jene edhe dy ndeshjet e ardhshme miqesore, ato qe do te tregojne fytyren e vertete te ekipit shkodran ne prag te dy perballjeve me rumunet. Sfida keto qe priten me interes ne kampin shkodran.
Maringlen ZHIVANI