Skuadra e Vllaznise ka zyrtarizuar diten e sotme blerjen e pare ne merkaton e janarit teksa ka firmosur me mbrojtesin brazilian i cili luan ne krahun e majte te ketij reparti.
Por Andrey Yago pritet te mos jete perforcimi i pare. Faqja “Futbolli ne Shqiperi” ka bere te ditur se Vllaznia eshte ne bisedime edhe me futbollistin e Dinamos Patrik Bardhi. Sipas kesaj faqeje, ekipi kuqeblu pas largimit të Darko Dodev është në kërkim të një zevëndësuesi.
Për drejtorin Tefik Osmani, Bardhi duket si një lojtar i duhur. 25-vjeçari në këtë sezon në 11 paraqitje ka realizuar dy gola me fanellen e Dinamos. Në të kaluarën Bardhi ka qenë pjesë e ekipeve të Tiranës dhe Kastriotit por dhe numëron paraqitje dhe me Shqipërinë U21.
A eshte e vertete kjo? Nje gje e tille mbetet per t’u pare ne ditet e ardhshme, nese eshte thjesht zhurme merkatoje apo ka vertete diçka konkrete ne kete mes./SHKODRA-SPORT.COM/