Sajmir Patushi, ish-mesfushori i njohur në kampionatin shqiptar ku është shpallur kampion me Vllazninë e Tiranën, beson se luhatjet në Superiore me ndryshime në kryesim do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit.

Në “Rubrika Sportive”, ai insistoi se kjo ishte pasojë e vështirësisë së këtij sezoni që ka bërë që ekipet të kenë ndryshime të mëdha nga një ndeshje në tjetrën dhe të anulojë diferencat cilësore.

“Sot ishte një hap fals i Partizanit, por me çfarë dha ishte realiteti. Është diçka për t’u përshëndetur gara e fortë nga fundi se kreu do nuk do, duan të fitojë. Kjo është e mirë. Është kampionat i paparashikueshëm, por jo të themi se diferencat janë të jashtëzakonshme. Besoj se do të vazhdojë deri në fund kështu.

Te Partizani e kishin marrë lehtë ndeshjen lojtarët. Kjo është e keqja se e kujtonin ndeshjen të mbarua rnë letër, por kur vjen 90 minutat në fushë janë diçka tjetër. Vetëm bluzat dallonin se çfarë jepnin në fushë ishin të barabartë, nuk kishte dallim mes ekipeve. Ata çaluan shumë në finalizim, një ekip pretendent që duhet të dalë kampion, duhet ta zgjidhin shpejt se po nuk e bërë bëhet e vështirë.

Tirana ka fituar tre radhazi por nuk mund të thuhet se ka diçka ndryshe, se ka shumë luhatje. Të gjitha ekipet këtë problem kanë, nuk është se kemi këtë ekip solid, ishte ajo Vllaznia që kishte një ritëm të lartë, por pësoi 6-7 javë rënie.

Problemin ekipet e kanë me ngjeshjen e kalendarit, me kontingjentin që janë nuk e përballojnë dot që të luajnë çdo tre ditë. Këtë vit e ka vrarë kampionatin. Pandemia, bojkoti, kishte problematika nisja e sezonit, të gjithë vuajnë.

Tirana vjen me 3 fitore e po bën mirë në javën para derbit, por besoj se largimin e Muçit do ta vuajë Tirana se nuk ka më të mirë se ai. Nuk besoj se Seferi do të mbyllë boshllëqet e Muçit, pa i hequr meritat.

Ai nuk është shkrirë brenda skuadrës. As Vairinen. Asnjëherë në Shqipëri nuk ka ardhur një lojtar në merkaton e janarit që ka qenë cilësor e të bëjë mirë, me sa mbaj mend unë në 30 vitet e fundit”, tha Patushi. /vipsport/