Real Madrid, pas dy fitoresh radhazi në kampionat, është ndalur në fushën e levante-s. Madrilenët kanë barazuar 2-2 dhe mbeten në vendin e katërt të renditjes me 39 pikë.

Goli i Pazzini-t, ish-sulmuesi i Verona-s, në minutën e 89-të ka prishur mbrëmjen e Sergio Ramos, i cili është bërë mbrojtësi i vetëm në histori që shënon në 14 sezone të njëpasnjëshme të La Liga-s.

Ndeshja ka nisur shumë mirë për “Los Blancos”. 11 minuta lojë, në fakt, i kanë mjaftuar miqve për të gjetur golin e avantazRamos ka shkuar afër golit të dytë në minutën e 71-të, por goditja e tij me kokë është ndalur nga një pritje e bukur e portierit të Levante-s, Oier.

Gjithsesi, miqtë kanë gjetur golin e dytë nëntë minuta para fundit me Isco, i cili ka ndëshkuar Levante-n me një goditje të saktë me të djathtën brenda zonës së rreptësisë.

Kur mendohej se ndeshja ishte e mbyllur dhe Real kishte siguruar fitoren, Pazzini, i futur në minutën e 77-të, ka befasuar madrilenët 12 minuta më vonë duke barazuar ndeshjen dhe duke i mohuar fitoren ekipit të Zidane. hit me kapitenin Sergio Ramo-s, i cili ka realizuar golin numër 50 për madrilenët në La Liga pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Toni Kroos.

Dominimi i Real ka qenë total, por goli i dytë nuk ka ardhur, madje kanë qenë vendasit ata që kanë barazuar në minutën e 42-të të pjesës së parë. /telesport/