Pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Vllaznisë, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Egnatias, Gugash Magani, i cili ka analizuar këtë ndalesë të skuadrës rrogozhinase:
“Nuk mund të marr përsipër momentin e Latifit nuk mund ta komentoj. Nëse një lojtar bën diferencën duhet të reagojë. Edhe te ne reagoi një lojtar që bën diferencën si Pedro Augusto i cili u zëvendësua.
Ndeshja me Vllazninë po ta marrësh si rezultat është një rezultat pozitiv sepse ata luftojnë për titullin kampion. Për sa i përket gabimeve janë gjera që ndodhin.
Kam folur me portierin, i kemi dhënë besim, sot ka gabuar 2-3 herë. Ka gabuar edhe Alban Hoxha që është dhe portieri më i mirë në Shqipëri.
Mendoj që nuk është maksimumi 10 pikë në 8 ndeshje. Skuadra ime ka marrë premio në çdo ndeshje, dhe është likuiduar me pagat.
Kemi punuar në çdo moment që të jemi të barabartë me skuadrat e tjera. Çdo lojtarë ka të drejtat e veta, por çdo lojtarë ka të drejtat e veta që të japë maksimumin. Të gjithë jemi në provë, unë dhe të gjithë.”