Vllaznia është në përgatitje për turin e dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova. Të ndodhur në Austri, shkodranët kanë pasur ditë gëzimi sot, me mesfushorin Fjoart Jonuzi që feston ditëlindjen e 26-të.

Kukësiani ka kaluar në tunelin e shpullave, teksa te kuqeblutë kanë kaluar momente gëzimi. Kujtojmë se Jonuzi rinovoi edhe për një vit të tretë në Shkodër, duke qenë pikë fikse e formacionit.

Edhe vete klubi shkodran ia ka uruar pervjetorin e ditelindjes futbollistet te saj peres faqes zyrtare, ditelindje qe vjen ne fakt ne te njejten dite me festen e Kurban Bajramit, duke e zbukuruar edhe me shume kete te shtune.

Pas dy fitoreve në miqësore, Vllaznia do vijojë përgatitjet në Austri, me Josën që do provojë të tijtë në një tjetër ndeshje pikerisht me date 12, nje dite para kthimit ne Shkoder.