kipi i Vllaznisë, i drejtuar nga trajneri Mirel Josa, po merr ngarkesën e duhur në fazën përgatitore në Austri. Në fakt, duhet thënë se në zonën e Pressbaum, atje ku shkodranët vijojnë përgatitjet, kushtet kanë qenë të mira. Terrenet sportive janë perfekte, por edhe klima poashtu.

Tashmë, edhe organika është e plotësuar, pasi shumë futbollistë janë afruar dhe pak nga pak edhe fazës përgatitore atje, po i vjen fundi. Në kushte të tilla, kuqeblutë pritet që të nisen nga Austria drejt Shqipërisë me 13-korrik, për të mbyllur fazën intensive të ndeshjeve europiane ndaj Universitatea Kraiova, me përgatitjet në Shkodër.

Ndërkohë, ajo që bie në sy ndryshe nga vitet e kaluara, është se te kuqeblutë nuk ka pasur asnjë futbollist të ardhur në provë, me përjashtim të mesfushorit senegalez, Ndiaye Mbaba.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Vllaznia provonte futbollistë të ndryshëm, këtë herë është menduar ndryshe. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vetë klubi shkodran. Dhe ne fakt, kjo eshte mese e drejte sepse lojtare qe vijne ne prove, shpeshhere kane rezultuar te pavlefshem.
Maringlen ZHIVANI