Ne dhjetor te vitit te kaluar boksieri me origjine nga Mirdita Adam Maca arriti te zere vendin e dyte ne Kampionatin Boteror te 16 vjeçareve qe u zhvillua ne Armeni duke i sjelle Shqiperise kesisoj rezultatin me te larte dhe historik ne arenen nderkombetare.

Boksieri u pat shoqeruar nga trajneri i tij- Klaudio Çekini dhe ne kthim ne fakt pati nje pritje te ngrohte nga te gjithe institucionet e sportit ne vendin tone, por nderkohe sot, kater muaj pas asaj arritje, sportisti dhe trajneri ende nuk kane marre jo vetem shperblimin qe i takon por as edhe shpenzimet e atij udhetimi.

Ndoshta shumekush nuk e kupton por kjo futet tek “çudirat shqiptare”. Dyshja Maca- Çekini ka udhetuar drejt Armenise me shpenzimet personale, me premtimin nga Federata Shqiptare e Boksit se ato leke do t’u jepeshin me vone, por deri me sot kjo gje nuk ka ndodhur dhe padyshim qe kjo nuk eshte aspak diçka e mire.

Per me teper qe nenkampioni i Botes dhe trajneri i tij po behen gati tashme per te marre pjese ne Kampionatin Europian te 18 vjeçareve qe do te zhvillohet ne Kroaci. Nga ana tjeter Maca dhe Çekini ende nuk kane marre po ashtu edhe shperblimin per suksesin e arritur ne Boterorin e dhjetorit. Por gjithsesi kjo nuk do t’i pengoje ato per te synuar nje tjeter rezultat te larte edhe ne Europian./www.shkodrasport.com/