Pero Pejiç mendon se një trajner i huaj do të sillte më shumë disiplinë te Kukësi ndaj tani që ka rolin e drejtorit sportiv te verilindorët, po mundohet të bindë drejtuesit e klubit që të afrojnë një të tilë.
I ftuar ne “Euro Magjia” në RTSH, përveç komenteve për Europianin, ai ka folur edhe për situatën në klubin verilindor që është kthyer në një kantier me shumë largime e me afrime që po planifikohen.
“Shumica e lojtarëve largohen, por kemi 13 lojtarë me kontratë dhe jemi në bisedime me lojtarë të tjerë. Si dhe do të zgjedhim shumë shpejt trajnerin. Unë preferoj një të huaj. Nëse vjen një tarjner i huaj do të kemi në skuadër më shumë disiplinë dhe kjo është me e rëndësishme.
Unë trajner? Mendoj se nuk jam gati tani. Ndoshta pas 1-2 vitesh ka shanse, por për momentin jo. Buxheti për të afruar lojtarë? Varet nga kualiteti. Nëse ka kualitet të mirë, normalisht do të paguhet.
Nëse nuk ke, çfarë të paguash?! A është gati të shpenzojë Gjici? Unë mendoj se po, sepse tani është gati stadiumi i ri dhe në fillim të sezonit do të hapet”, tha Pejiç. /vipsport/