Diferenca në vlerë sipas “transfermarkt” në mes AEL Limasol dhe Vllaznisë është gati tre herë më e madhe në favor të ekipit qipriot. Një diferencë që vjen nga vlera më e madhe e futbollistëve të tij në krahasim me atë shkodran.

Nëse i referohemi faqes së njohur të transferimeve, nga kerkimet e “Shkodra Sport” na del se lojtari më i shtrenjtë nga kundërshtarët, vlerësohet mesfushori i majtë Bryan Pelé. Lojtari francez e ka vlerën aktualisht në treg 1 milionë euro.

Kjo ngaqë gjatë karrierës së tij ka kaluar kryesisht nëpër ekipe franceze para se të vinte këtë verë në Qipro. Ai ka luajtur me ekipe të tilla si FC Lorient, Stade Brest 29, Troyes e Guingamp.

Ndërkohë tek Vllaznia vazhdon të jetë më i vlerësuar mbrojtësi Mevlan Adili i cili sipas “transfermakt” kushton 375 mijë euro, pra gati tre herë më pak sesa lojtari më i vlerësuar i kundërshtarit të së enjtes.

Megjithatë ky nuk është një tregues që mund të vendosë shumë gjëra në fushën e lojës. Pelé vërtetë mund të ketë mbiemrin e legjendës brazilianë por edhe mund të kushtojë më shumë sesa Adili, por shqiptari i Shkupit ka më shumë dëshirë e energji për të treguar në fushën e lojës se kundërshtari.Ndoshta mund të vendosë edhe kjo…/SHKODRA-SPORT.COM/