Nje permbyesje “e çmendur” ka qene ajo e sotmja ne ndeshjen e kampionatit U17 te kategorise se pare ne mes dy ekipeve shkodrane te Basanias dhe Scutarit. E para ka qene ne disavantazh 1-3 ne minuten e 52-te te ndeshjes, por ne fund ia ka dale te fitoje 4-3.

Basania ka qene e para qe ka kaluar ne avantazh me ane te futbollistit Ergys Puka ne minuten e 23-te. Por nje minute para fundit te pjeses se pare, ekipi i Scutarit do te fitonte te drejten e nje 11-metershi dhe ate do ta kthente ne gol futbollisti Ernest Hagrepi.

Pjesa e pare do te mbyllej kesisoj ne barazim 1-1. Ne fillim te se dytes do te ishte Tyrbetari qe do te kalonte ne avantazh Scutarin dhe Uldedaj do te çonte shifrat ne 3-1 pikerisht ne minuten e 52-te.

Ketu u mendua se ndeshja do te fitohej nga kjo skuader, por djemte e drejtuar nga trajneri Donaldo Lari nuk heqin dore dhe me ane te Elvis Bishajt ngushtojne shifrat ne 2-3. Sakaq, ne minuten e 76-te Saman Lluka do te barazonte shifrat dhe u duk se ndeshja do te mbyllej ne barazim por jo.

Per te vulosur fitoren e Basanias do te mendonte serish Lluka qe do te shenonte golin e katert dhe te fundit te ndeshjes, duke i dhene fitoren ekipit te tij ne shifrat 4-3.

Me kete fitore, Basania U17 eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve pas 6 ndeshjeve te luajtura dhe ka nje ndeshje me pak te luajtur sesa Kukesi qe kryeson renditjen me 16 pike.

BASANIA U17- SCUTARI U17 4-3

BASANIA U17: Lekaj, Er. Ibishaj, Pjetri, Suli, Dedndreaj, Lazri, El. Ibishaj, Zefi, Hoxhllaku, Puka, Lluka. Tr: Donaldo Lari.

SCUTARI U17: Bunjaj, Sh. Agrepi, Uldedaj, Hotaj, Shkembi, Tyrbetari, E.Hagrepi, Bujaj, Leka, Shekaj, Hyseni. Tr: E.Hasaj.

GOLAT: Puka 23, El. Ibishaj ’54, Lluka ’76, ’88/ E. Hagrepi ’44, Tyrbetari ’48, Uldedaj ’52

ARBITRA: G. Rebani, J. Mala, Xh. Kasneci (Shkoder)