Barcelona do të presë Ferencvaros të martën në orën 21:00 për Champions League. UEFA ka vendosur që arbitër I këtij takimi të jetë Sandro Scharer. Asistent i zviceranit do të jetë edhe anësori Bekim Zogaj.
Kosovari ka nënshtetësi zvicerane teksa prej vitesh është pjesë e kampionatit helvet, duke treguar rritje në punën e tij.
Kjo do të jetë hera e parë që një shqiptar do jetë arbitër në fazën e grupeve të Champions League.
Veç Zogaj, në fushë do të jetë edhe Myrto Uzuni që është pjesë e Ferencvaros.
Lojtari I Kombëtares mungoi në kampionat për hungarezët prej dëmtimit, teksa do të shtëngojë dhëmbët për të qenë në Camp Nou të martën mbrëma./newsport/