Për Ardit Krymin skuadra kuqeblu del me pikë të plota nga transferta korçare. Sipas mesfushorit, do të jetë një ndeshje tejet delikate. Pikët maksimale janë objektivi i Vllaznisë në këtë takim.
“Mendoj se tri javët e para e kemi nisur mirë, kemi pesë pikë. Rivaliteti është i madh, nesër (sot) në Korçë është ndeshje delikate dhe na duhet fitore për vazhdimësinë. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë tri pikët, këtë do bëjmë edhe ne”, tha në fillim Krymi.
KONKURRENCA – Mesfushori ka folur edhe për konkurrencën që ka në skuadër. Ai është shprehur edhe për lëvizjet e ndodhura në skuadër.
“Mendoj se gjithkush duhet të bëjë punën e vet, për të punuar sa më fort, më pas e di trajneri. Janë bërë disa ndryshime këtë sezon, duan kohën e vet, lojtarët e rinj do të na shërbejnë shumë.
Grupi do kohën e vet. 6-7 javët e para do të na japin kohë, nesër (sot) japim më të mirën, do të dalim me tri pikë nga Korça”, deklaroi mesfushori Krymi.