Futbolli shqiptar vijon të jetë në bojkot. Palët nuk po gjejnë dot zgjidhjen, ka distancë mes atyre që ofrohet dhe kërkohet, e sytë janë nga e ardhmja. Kryeministri Rama i ka lënë si detyrë këtë çështje  pikërisht Fidel Yllit, Deputetit të PS.  

Shumë takime janë zhvilluar, por asnjëherë nuk është gjetur gjuha e përbashkët.Ai ishte i ftuar në emisionin Pressing te ABC News, ku u shpreh se ”topin” tani e ka Rama. Situata mbetet e vështirë, duke parë që koha po kalon.

”Kryeministri do ta çojë sportin në rrugë të mbarë. Janë bërë stadiume dhe fusha të ndryshme. Kemi qenë të gatshëm që ditën e parë. Nëse do kishin ardhur në tavolinë do e kishim zgjedhur.

Ka vullnet nga të gjithë ne, edhe nga kryeministri. Parlamenti vendos për faljen e kamatave dhe gjobave nga detyrimet fiskale. Bojkoti pati një të mirë, që nuk do të fitojë vetëm futbolli. Fiton i gjithë sporti. Kemi plotësuar 3 kerkesa.

Ligji i Sponsorizimit bëhet për të gjitha sportet. Do ketë një ligj të mirë dhe do të mund të gjejnë një sponsor. Reagim normalisht do të ketë nga kryeministri. Ai vendosi një njeri të sportit të bisedojë me ta.

Unë kam qenë krah tyre edhe në takimet me Ministrinë. Rama do t’i japë një zgjidhje të shpejtë, që nesër ndoshta. Zëvendësministër sportesh? Vendos kryeministri. Unë di që aktuali është në punë, ndoshta janë fjalë” – Tha Fidel Ylli./newsport/