Nga Endri ÇINARI

Në një moment kur kanë kaluar 6 javë nga nisja e kampionatit të Superiores, skuadrat duket se kanë marrë formën optimale. Me shumicën prej tyre që janë brenda pritshmërive dhe atyre çfarë ishte parashikuar në fillim të këtij edicioni, duke përjashtuar ndonjë surprizë që është e zakonshme në sport.

Kështu ekipi që kryeson në kuotë të barabartë pikësh së bashku me Egnatian është Vllaznia, me 13 pikë pas 6 raundesh. Por, me avantazhin e ndeshjeve direkte dhe golavarazhit ndaj rrogozhinasve, të cilët momentalisht mbajnë vendin e dytë.

Kështu ekipi i Martinit ashtu siç konsiderohet, si skuadra kryesore për fitmin e titullit kampion, po e tregon diçka të tillë në fushën e lojës. Duke shfaqur momentalisht futbollin më cilësorë, por edhe fitues në Superiore.

Në këtë mënyrë shkodranët deri më tani kanë “matur” forcat me të gjithë rivalët kryesorë dhe pretendentët për “final 4”. Duke treguar kështu dominim në shifra dhe lojë ndaj ekipeve që në letër konsiderohen si më te mirat e kampionatit, pavarësisht formës aktuale që mund të jenë duke kaluar.

Vllaznia deri në javën e 6-të të kampionatit është përballur me Egnatian, Dinamon, Partizanin dhe Elbasanin, nga ato rivalë të cilët mendohet se do luftojnë deri në fund për “final 4”. Kuqeblutë nga 12 pikë të mundshme ndaj kundërshtarëve direktë kanë arritur të marrin 9 të tilla.

Pra, duke llogaritur këtu 3 fitore dhe 1 disfatë në gjithë këto duele. Kështu shkodranët kanë mposhtur në javën e parë të edicionit, kampionët në fuqi të Egnatias me rezultatin 2-0. E ndërsa po ashtu kanë dominuar ndaj Partizanit për të shënuar në fund shifrat 4-1 në favor të kuqebluve.

9 herë kampionët e vendit arritën të mposhtnin së fundmi edhe Elbasanin me rezultatin 1-0, me verdheblutë që nuk njihin disfatë në 5 ndeshjet e para të kampionatit. Ku kishin pësuar edhe vetëm një gol.

E vetmja disfatë përballë ekipeve pretendente për Vllazninë ka ardhur ndaj Dinamos, ku shkodranët janë mposhtur me rezultatin 3-1. Që rezulton të jetë edhe e vetmja humbje e kuqebluve në 6 raunde dhe që tregon për forcën e Vllaznisë këtë edicion. Me shkodranët që po tregojnë hapur nga java në javë synimet e tyre në këtë kampionat, që është sigurimi i vendit të parë e patjetër edhe fitimi i titullit kampion.