Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta të play-off-eve këtë javë, janë bërë të njohura të gjitha skuadrat që do të luajnë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, si dhe mundësitë e përballjeve.
Shorti për fazën eliminatore, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës. Tetë ekipet më të mira nga faza e ligës do të përballen me tetë fituesit e play-off-eve për të formuar çiftet e raundit të 16-shes.
Shorti i raundit të 16-tës do të zhvillohet të premten, më 27 shkurt, në Nyon, duke filluar në orën 12:00. Transmetimi do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të UEFA-s.
Ekipet pjesëmarrëse
Tetë ekipet më të mira nga faza e ligës që sigurojnë vendin e tyre direkt:
- Arsenal
- Bayern Munich
- Liverpool
- Tottenham Hotspur
- Barcelona
- Chelsea
- Sporting CP
- Manchester City
Tetë fituesit e play-off-eve janë
- Atlético Madrid (7-4 kundër Club Brugge)
- Newcastle (9-3 kundër Qarabag)
- Bayer 04 Leverkusen (2-0 kundër Olympiacos)
- Bodø/Glimt (5-2 kundër Inter)
- Galatasaray (7-5 kundër Juventus)
- Paris Saint-Germain (5-4 kundër Monaco)
- Real Madrid (3-1 kundër Benfica)
- Atalanta (4-3 kundër Dortmund)
Bazuar në renditjen e fazës së ligës, mund të kemi përballje interesante. Barcelona dhe Chelsea mund të përballen me PSG ose Newcastle.
Liverpool dhe Tottenham mund të ndeshen me Atlético Madrid ose Galatasaray.
Sporting CP dhe Manchester City mund të përballen me Bodø/Glimt ose Real Madrid.
Arsenal dhe Bayern Munich mund të ndeshen me Atalantën ose Bayer Leverkusen.
Kalendari i garave
Raundi i 16-të: 10/11 dhe 17/18 Mars 2026
Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 Prill 2026
Gjysmëfinalet: 28/29 Prill dhe 5/6 Maj 2026
Finalja: 30 Maj 2026 në Budapest
Ky raund premton përballje të forta dhe emocionuese ndërmjet disa prej klubeve më të njohura evropiane. /Telegrafi/


