Ne media nuk eshte shume e pranishme, por ne fushe kurrsesi nuk mund ta anashkalosh. Nje futbolliste qe i ben per vete te gjithe me grinten qe shfaq ne fushen e lojes, me saktesine ne nderhyrje, apo dhe deshiren per t’u perballur ne dyluftimet ajrore me kundershtare me te gjata ne trup. Dhe ne shumicen e rasteve, fituese eshte ajo.

E kemi fjalen per Sara Maliqin. Mbrojtesen shtateshkurter mund ta shohesh duke luajtur me shume sukses edhe ne krahun e majte (qe eshte i preferuari i saj) ashtu edhe ne qender te ketij reparti. Lojtarja e Vllaznise dhe e kombetares shqiptare eshte nje element qe ofron shume garanci me lojen e saj.

Ajo edhe kete here ka dhene kontributin e saj ne tre ndeshjet e deritanishme te ekipit shkodran, fillimisht ndaj sllovakeve te Spartak Myjava e me pas ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv duke ndihmuar Vllaznine qe ajo sot te jete ne 16-shen e Europes.

Maliqi eshte nga Kosova por ka vite qe ndodhet ne Shqiperi. Kontakti i saj i pare me futbollin e ketij vendi, kane qene gjashte muaj te kaluar tek Juban Danja ne sezonin 2012-2013, ndersa me pas do te luante dhe nje sezon me ekipin e Kukesit pikerisht ate 2014-15.

Prej atij momenti, nderkohe eshte bashkuar me ekipin e Vllaznise. Pra eshte prej 7 vitesh pjese e pandare e saj teksa ka fituar edhe 14 trofe dhe tashme ka nisur sezonin e tete ku padyshim qe do te kerkoje te tjere trofe. Ashtu siç po perjeton endrren e saj, duke luajtur me kete skuader ne nivele te larta edhe ne Europe.

Sara Maliqi dhe futbollistet e tjera te Vllaznise do te luajne tashme me Real, Çelsi e PSG dhe kuptohet se ajo premton qe do te beje me te miren per ta nderuar serish veten dhe fanellen qe mban te veshur./SHKODRA-SPORT.COM/