Kampionati anglez i futbollit i njohur si ‘Premier Liga’ rifillon të mërkurën e 17 qershorit.

Kështu shkruan e përditshmja britanike ‘Telegraph’, duke thënë se dy ndeshjet e para do të jenë Aston Villa-Sheffield United dhe Manchester City-Arsenal.

Dy ndeshjet janë të prapambetura, çka do të bëjë që të gjitha skuadrat të kenë luajtur 29 takime në total.

Një tjetër ndeshje e kampionatit mund të luhet të premten e 19 qershorit, dhe gjatë fundjavës do të përmbyllet një raund i plotë.

Kalendari mësohet se i është paraqitur klubeve gjatë një takimi që po mbahet këtë të enjte.

Futbolli në ishull u ndalua në mars, për shkak të koronavirusit, dhe vetëm javën e kaluar lojtarët rinisën stërvitjen në numër të kufizuar.