Egnatia është përforcuar në sulm. Klubi rrogozhinas ka njoftuar firmën me sulmuesin Daniel Adjessa.
23-vjeçari ka qenë prej kohësh në stërvitje me Egnatian, ndërsa tashmë është bërë edhe prezantimi.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Adjessa ka firmosur për katër vitet e ardhshme.
Një alternativë e shtuar për trajnerit Edlir Tetova në sulm, një repart ku shpesh ka hasur probleme këtë sezon.
Debutimi i Adjessa mund të vijë që në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia do të përballet me Apoloninë në shtëpi.


