Totenhemi mposhti me rezultatin 4-2 Olimpiakosin ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nuk nisi mirë për “Spërsat”, të cilët brenda 20 minutave e panë veten në disavantazhin e 2 golave, rezultat ky që u përmbys në pjesën e dytë. Për Murinjon kjo ishte ndeshja e parë në drejtimin e Totenhemit në shtëpi, dhe i duhej të tregonte performancë të mirë para tifozëve vendas.

Pikërisht tifozët menduan një mënyrë të veçantë, për të vënë në siklet teknikun portugez, për shkak të performancës së dobët nga ekipi në pjesën e parë.

Tifozët e Totenhemit kishin vendosur një banderolë të madhe në afërsi të Murinjos, në të cilën qëndronte flamuri i Argjentinës me Poçetinon aty. Megjithatë Murinjo gjithmonë është shprehur se ka respekt për Poçetinon, dhe se ai mund të shkojë kur të dojë për të parë lojtarët dhe stërvitjen.