Kombëtaret U17 dhe U19 janë duke luajtur ndeshjet eliminatore gjatë këtyre ditëve të fundit dhe ajo që ka rënë në sy në listat e lojtarëve të grumbulluar këtë herë nga trajnerët Elvin Beqiri dhe Nevil Dede nuk ka qenë asnjë futbollist i Akademisë Vllaznia.

Përgjegjësi teknik i kësaj të fundit Alban Neziri edhe njëherë tjetër ka ngritur zërin në lidhje me këtë fakt duke thënë ndër të tjera se thirrjet po bien në “veshë të shurdhër”.

“Tek ekipet U17 dhe U19 të Akademisë Vllaznia ka elementë të mirë, elementë cilësorë të cilët duhet të jenë në vëmendjen e stafit të ekipit të parë dhe shpresoj shumë që bashkëpunimi i nisur me to, të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Por nëse me ekipin e parë të Vllaznisë bashkëpunimi ka nisur, atë nuk po e gjejmë me ekipet tona kombëtare. Kemi lojtarë jashtëzakonisht të mirë në ekipet tona dhe unë po përmend disa duke nisur nga portieri Kaçaj tek ekipi U17 apo mesfushori Papaj e ndonjë tjetër si dhe tek ekipi U19 lojtarë të tjerë si Radovani, Mali, Deda etj, të cilët për nga talenti që zotërojnë, duhej të ishin pjesë e ekipeve kombëtare të këtyre moshave”- thote ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” Neziri.

Ai ka vijuar edhe me tej te flase ne lidhje me kete çeshtje duke shtuar: “Duket se thirrjet tona për këtë gjë po bien sërish në vesh të shurdhër, por ne duhet të bëjmë përpjekjet tona për t’i bindur trajnerët e këtyre ekipeve kombëtare për t’i grumbulluar këto lojtarë.

Shembulli më i mirë i aftësive të futbollistëve shkodranë ishte ndeshja e djeshme e kombëtares U20 ndaj Kroacisë ku të grumbulluar për ekipin tonë ishin plot 9 shkodranë, çka tregon se nga ky qytet talentet nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë kurrë por duhet të kenë pak më shumë vëmendje”-ka thene Neziri
© shkodrasport.com