Marash Kumbulla është padyshim një nga zbulimet më të bukura të Serisë A në futbollin italian. 19 vjeçari i lindur në Italinë fqinje por me prejardhje shqiptare, ka bërë që me paraqitjet e tij të përflitet për kalime në top klubet e ligës italiane. Djaloshi që është pjesë e Kombëtares kuqezi, ka zhvilluar 11 paraqitje me klubin veronez, përpara se të ndalej nga një dëmtim i pafat.

Qendërmbrojtësi është pjesë e formacionit “të gjetjeve”, që gjiganti italian “SKY” ka paraqitur, raporton newsport.al. Shtatlarti shqiptar gjendet përkrah lojtarëve me emër në formacionin e Serisë A, si Smalling, Pastore, Higuain apo talentit Tonali.

Shkodrani është përfolur për një kalim të tijin te Juventus dhe jo vetëm. Kumbulla ka mundur të gjejë edhe një herë rrugën e rrjetës, teksa shënoi në fitoren e të tijve ndaj Sampdorias. Mesa duket, Kombëtarja kuqezi ka në gjirin e vet një “diamant”.