Ka nisur sot në Tiranë “Turneu i më të mirëve” në shah me pjesmarrjen e 10 shahistëve më të mirë të vendit. Ndër to, është edhe shkodrani i talentuar Franc Ashiku. Në ndeshjen e ditës së parë, shkodrani 19 vjeçar është ndeshur me një nga më të mirët e vendit, Ilir Seitajn. Siç bëhet e ditur, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e cila ka zgjatur rreth 4 orë e gjysëm dhe po shkonte drejt barazimit por në fund një gabim i Ashikut, i ka dhënë fitoren kundërshtarit. Pavarësisht kësaj humbje, ai shpreson shumë që në tetë ndeshjet e ardhshme të bëjë paraqitje të mirë dhe të pretendojë për të zënë një vend nderi.

Kuptohet që do jetë shumë e vështirë pasi rivaliteti është i madh dhe për më tepër, konkurrentët e tjerë kanë koefiçent ELO shumë të lartë. Franc Ashiku ka vite që njihet për nivelin e tij të lartë në këtë sport dhe që në moshë të vogël ka konkurruar në aktivite të tilla duke përfituar përvojën e duhur ndërkohë që tashmë ndoshta ka ardhur momenti edhe për të triumfuar.
www.shkodrasport.com