Një shkodran 38 vjeç, që jeton e punon në Itali, ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë trajner I Vllaznisë. Ai është Eugent Zeka, ai që punon aktualisht me një ekip amator në Itali dhe që ka marrë edhe liçensën “UEFA PRO” në Koverçiano që nga viti 2009. Vetë ka luajtur pak futboll pasi I ka pëlqyer më shumë trajnimi. Pasi ka mbaruar Insitutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” në Tiranë, në vitin 1998 ka marrë rrugën drejt Italisë ku ka vazhduar sportive me disa ekipe joprofesioniste si Chiavari, Rapallo, Calvari, Cambiasca e Verbania. Por si trajner, ndonëse I ri në moshë, e ka nisur mbarë. Vetëm pak ditë më parë, duke qenë trajner I ekipit U-20 të klubit Sestri Levante, një qytezë afër Xhenoas, ai është shpallur kampion në ligën rajonale, një sukses ky që nuk arrihej prej 35 vitesh nga ky ekip dhe prandaj, ai ka bërë shumë jehonë në atë zonë teksa në të gjithë komentet thuhej “Sestri Levante e Eugent Zekës”.

Përveçse mban këtë detyrë si trajner I parë I këtij ekipi, shkodrani është edhe kordinatori teknik I gjithë Akademisë së këtij klubi dhe përpos kësaj, është zëvendëstrajner I ekipit të parë që një javë më parë u shpall fitues në grupin ku merr pjesë dhe sezonin e ardhshëm do luajë në Serinë D. Pavarësisht këtij suksesi atje, Eugent Zeka e ka një dëshirë të madhe: të drejtojë Vllazninë. Këtë e ka bërë të ditur edhe në prononcimin e tij për “Sporti Shqiptar” kur ka thënë: “Të gjithë që më njohin, e dinë fare mirë se ëndërra ime e madhe ka qenë të veshë fanellën e Vllaznisë. Por meqë nuk ia arrita si futbollist, kuptohet që dua ta bëj si trajner. Me ekipet e moshave këtu në Itali besoj se kam bërë një karrierë shumë të mirë deri tani, e po ashtu edhe me ekipin e parë të Sestri Levantes. Megjithatë, unë do ta quaj veten të suksesshëm vetëm kur të triumfoj me Vllazninë. Shpresoj, uroj dhe lus Zotin që ta ketë shkruar realizimin e ëndërrës më të bukur të jetës sime”. Dëshira mbetet dëshirë por duket se Zeka ka avancuar më tej në kërkesën e tij për t’u bërë trajner I Vllaznisë. CV dhe disa materiale të tjera që kanë të bëjnë me karrierën e tij si trajner, kanë mbërritur prej ditësh në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Ritvan Troshani. Këtë gjë e bën të ditur vetë ai kur thotë: “CV-ja ime ka mbërritur në zyrën e nënkryetarit nga një miku im dhe ende nuk kam marrë një përgjigje prej tij. Ndoshta nuk është momenti tani për të ma besuar Vllazninë por unë e mbaj shpresën gjithnjë aty. Ndoshta në Shkodër aktualisht pas përvojës jo shumë të mirë me Vatën, nuk duan t’I besojnë një trajneri tjetër shkodran që vjen nga Perëndimi, por unë mendoj se jam më ndryshe. Unë e di fare mirë se çfarë duhet dhe çfarë kërkohet në Shkodër, pa prishur ekuilibrat dhe hierarkitë. Ne po na besojnë të huaj dhe nuk ka pse të mos na besojnë njerëzit tanë megjithatë unë do ta mirëkuptoj çdo veprim të drejtuesve të Vllaznisë. Nëse ma besojnë mua, sigurisht që nuk do t’I zhgënjej”. Duke iu referuar komunikatës së djeshme për shtyp të klubit shkodran se kushdo që e sheh veten të aftë për të drejtuar këtë skuadër, duhet të kontaktojë në klub. Eugent Zeka e ka sjellë CV-në e tij dhe tashmë prêt një përgjigje. Për koinçidencë ai sot punon në klubin Sestri Levante, I cili ngjyrat e fanellës I ka kuq dhe blu. Njëlloj si Vllaznia. Për më tepër, që edhe klubi Italian në fjalë, është themeluar në vitin 1919, ashtu si klubi shkodran. Zeka kësisoj duket se është tmerrësisht I dashuruar me këto ngjyra dhe me Vllazninë dhe prêt që ëndërra e tij një ditë të bëhet realitet. Pse jo, që tani.
Gjergj KOLA

Eugent Zeka me Karlo Ançelotin