Trajneri i kombëtares U-21 të Shqipërisë Skënder Gega ka publikuar sot listën e lojtarëve të ekipit të tij që do të marrë pjesë në turneun miqësor që do të zhvillohet në Austri kundër ekipeve të Ukrainës dhe Maqedonisë në datat 21-25 maj. Në këtë listë, bien në sy edhe emrat e dy futbollistëve të Vllaznisë, pikërisht mesfushorit Edon Hasani dhe sulmuesit Sindrit Guri. Hasani në fakt vjen pas një dëmtimi të gjatë por është i njohur nga trajneri Gega për aftësitë e tij sepse prej kohësh është pjesë e këtyre ekipeve kombëtare të moshave, ndërsa thirrja e Gurit është paksa surprizë sepse ai është vetëm 18 vjeç por trajneri duket se ka evidentuar vlera të mira tek ky futbollist dhe dëshiron ta ketë në skuadër.

Përveç këtyre dy futbollistëve, në kombëtaren U-21 për këtë turne janë thirrur edhe dy futbollistë të tjerë shkodranë që luajnë me skuadrat e tjera. Bëhet fjalë për Antonio Markun që ka luajtur me Dinamon deri para pak ditësh dhe për Bekim Balën e Tiranës. Siç shikohet, shkodranët sërish janë pjesë e rëndësishme e ekipeve tona kombëtare dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë.
www.shkodrasport.com