Futbollistët shkodranë siç e kemi thënë prej kohësh janë të shpërndarë në mbarë Europën. Një prej atyre që u largua nga Shqipëria këtë merkato dimërore ishte edhe Belajdi Pusi. Sulmuesi la Skënderbeun për tu transferuar në Azerbajxhan tek ekipi i Turan.

24-vjeçari është bërë menjëherë prtoagonist me skuadrën azere. Ku jo vetëm ka marrë minutat si titullar, por ka zhvilluar edhe performanca që janë vlerësuar shumë. Jo më larg se fundjava që lamë pas, Pusi ishte më i miri për skuadrën e Turan në fitoren 0-2 që arritën kundër Sabah Baku. Ku Sabah Baku mban aktualisht vendin e dytë në nivelin më të lartë të futbollit azer.

Ish-futbollisiti i Vllaznisë përveç lojës shumë të mirë, dhuroi edhe asisitin e golit të dytë. Ku pas një aksioni individual, prezantoi para portierit një nga shokët e skuadrës i cili nuk gaboi. Një nivel i tillë i treguar ka bërë që Pusi të jetë në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Azerbajxhanit.

Ai është vlerësuar si një nga më të mirët e javës së 23-të në Azerbajxhan. Tashmë për sulmuesin pas lojërave shumë të mira kërkohet goli i parë në futbollin azer. Rrjetë që duket se nuk do vonojë me atë se çfarë po paraqet deri më tani numëri 9-të.
Endri ÇINARI