Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash kumbulla, dha një perfromancë fantastike përballë Atalantës, i cili, së bashku me shokët e tij, nuk lejuan që asnjë top të depërtonte përmes portës së mbrojtur nga Patrisio.

22-vjeçari luajti për plot 90 minuta dhe sipas portalit të famshëm “Sofa Score”, ekskluzivisht për “Panorama Sport”, është renditur me notën 7.5.

Kumbulla kreu 5 ndërhyrje të sakta dhe fitoi 8 duele nga 14.

Gjithashtu ai dha dhe 28 pasa të sakta nga 31.