Në ndeshjen mes Valencias dhe Granadës, Myrto Uzuni luajti titullar duke treguar që ka fituar besimin e trajnerit, i cili po i jep minutat e nevojshme sulmuesit.

26 vjeçari ishte i rrezikshëm që në minutat e para të sfidës.

Në një krosim të dhënë nga shokët e tij të skuadrës, Uzuni bëri një veprim akrobatik spektakolar që la të shtangur kundërshtarët. Fatkeqësisht topi nuk përfundoi në rrjetë, por ekzekutimi ishte fantastik.

Në minutën e 56 futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në aksionin e golit të parë për ekipin e tij. Sulmuesi krosoi shumë bukur në zonë dhe detyroi portierin të gabojë duke e çuar topin në rrjetë.