Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërfundon faza e parë e përzgjedhjes. Vllaznia gati për emërimin e drejtorit...

Përfundon faza e parë e përzgjedhjes. Vllaznia gati për emërimin e drejtorit dhe trajnerit të ri

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. njofton përfundimin e fazës së parë të përzgjedhjes së trajnerit dhe drejtorit sportiv.

Pas administrimit të kandidaturave të paraqitura, të cilat kanë qënë të konsiderueshme, serioze dhe nga brenda e jashtë Shqipërisë, KF Vllaznia sh.a. ka vendosur vijimin e procedures se perzgjedhjes për kandidaturat më poshtë:

1. Për pozicionin e Drejtorit Sportiv

Agim Canaj

Alban Neziri

Ergin Firat

2. Për pozicionin e Trajnerit

Baldo Raineri

Dervish Haxhiosmanoviç

Edi Martini

Ergin Firat

Hasan Lika

Përzgjedhja e mësipërme është bërë bazuar në CV-të e depozituara dhe në projektet e paraqitura nga secila kandidaturë.

KF Vllaznia falenderon të gjithë ata që u shprehën të gatshëm të kontribuonin pranë Klubit, ndërsa në ditët në vijim do të ketë sërish komunikim për ecurinë e procesit të përzgjedhjes së drejtorit sportiv dhe trajnerit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments