Nga Marinela MATIJA
Duket se ekipet kombetare do te jene tani e tutje nje “molle e ndalueme” per trajneret e rretheve. Kjo per shkak te rregullit qe ka nxjerre Federata Shqiptare e Futbollit sipas te cilit, te gjithe pjestaret e stafeve te ketyre ekipeve duhet te jene prezent ne kete institucion sa here qe t’u kerkohet.
Dhe nga ky rregull, pas Armando Cungut qe u detyrua pak kohe me pare te largohej nga drejtimi i kombetares U19, e ka pesuar edhe nje tjeter pjestar i ketij ekipi. Behet fjale per pergatitesin atletik Aurel Locaj, i cili njekohesisht e kryen kete detyre edhe prane ekipit te pare te Vllaznise.
Burime prane tij bejne te ditur per “Shkodra Sport” se Locaj nuk ka pranuar ta firmose kontraten e re te ofruar nga FSHF dhe rrjedhoje ka dhene doreheqjen si pergatites atletik i kombetares U19 te Shqiperise. Kjo sepse ai e ka te pamundur te paraqitet ne Federate sa here qe t’i kerkohet nga drejtuesit e ketij institucioni, edhe per shkak te angazhimeve te tjera qe ai ka.
Ne kete aspekt, me rregullin e ri qe ka nxjerre FSHF, duket se pjese e stafeve te ekipeve tona kombetare do te jene vetem njerez nga Tirana, ose me se shumti nga Durresi e Elbasani qe jane afer dhe mund te shkojne ne kryqytet sa here qe t’u kerkohet.
Por nga kjo e drejte, privohet nje shkodran, nje lezhjan dhe padyshim nje korçar, gjirokastrit etj. A eshte kjo zgjidhja e duhur? Ne mendojme qe jo, megjithate eshte vete Federata Shqiptare e Futbollit qe vendos per kete gje./www.shkodrasport.com/