Skuadra e Bayer Leverkusenit nuk e ka ndërmend të ndalet së fituari, teksa mbrëmë mposhtën 2:0 West Hamin në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Europa League.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka zhvilloi një ndeshje fantastike kundër ekipit nga Premier League. Dhe sipas faqes së njohur statistikore “Sofa Score”, lojtari shqiptar ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 8.6.

Xhaka luajti gjithë ndeshjen, duke prekur 157 herë topin, duke bërë 136 pasime nga 144 tentime (94% saktësi). Bëri 2 pasime të rëndësishme dhe 3 topa të gjatë. Goditi dy herë portën kundërshtare dhe fitoi katër duele në pesë tentime.

Kujtojmë që Granit Xhaka dhe Bayer Leverkusen nuk kanë humbur ende këtë sezon dhe tashmë e kanë çuar numrin e ndeshjeve pa përjetuar disfatën në 42. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në stadiumin e Londrës.