Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërgatitje intensive te Teuta në prag të sfidës me Vllazninë

Përgatitje intensive te Teuta në prag të sfidës me Vllazninë

Të dielën në orën 16.45 në Loro Boriçi do luhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës, e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Durrsakët kanë vijuar sot me përgatitjet dhe situata në skuadër duket e mirë.

“Djemtë e detit” nuk po bëjnë mirë në kampionat, pasi kanë grumbulluar vetëm 21 pikë dhe janë në vendin e gjashtë.

Synimi është përmirësimi në rënditje, për të kërkuar më pas arritjen e objektivave sezonal të vendosura nga klubi në fillim të edicionit.

“Vetëm 2 ditë nga ndeshja kundër Vllaznisë.Vijojnë përgatitjet intensive nën drejtimin e tranjerit Renato Arapi në pritje të seancës finale të ditës së nesërme. #forcateuta” – shkruan klubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments