Të dielën në orën 16.45 në Loro Boriçi do luhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës, e vlefshme për javën e 20-të të Abissnet Superiore. Durrsakët kanë vijuar sot me përgatitjet dhe situata në skuadër duket e mirë.

“Djemtë e detit” nuk po bëjnë mirë në kampionat, pasi kanë grumbulluar vetëm 21 pikë dhe janë në vendin e gjashtë.

Synimi është përmirësimi në rënditje, për të kërkuar më pas arritjen e objektivave sezonal të vendosura nga klubi në fillim të edicionit.

“Vetëm 2 ditë nga ndeshja kundër Vllaznisë.Vijojnë përgatitjet intensive nën drejtimin e tranjerit Renato Arapi në pritje të seancës finale të ditës së nesërme. #forcateuta” – shkruan klubi.