eksa pritet një zgjidhje dhe rikthimi i gjyqtarëve në fushën e blertë, skuadrat e Superligës kanë nisur të bëjnë llogaritë pa prezencën e Kamzës, e cila u përjashtua nga Komisioni i Disiplinës për dështim të organizimit të ndeshjes me Laçin.

E para që do të përfitojë nga ky dënim i Kamzës pritet të jetë Luftëtari, gjithmonë nëse gjendet një marrëveshje mes palëve, e programuar për tu mbajtur sot në orën 11:00.

Gjirokastritët janë skuadra më e “fituar” pas përjashtimit të Kamzës, pasi do marrë plot 6 pikë pa zbritur fare në fushë dhe njëkohësisht do të ketë një rival më pak në “luftën” për mbijetesë.

Shkodranet ndoshta prisnin qe nga denimi i Kamzes te perfitonte Vllaznia ne Kupe ngaqe eshte eliminuar prej saj ne turin e kaluar dhe per rrjedhoje ne çerekfinale ndaj Skenderbeut te kalonte ekipi shkodran.

Por ne fakt nuk do te ndodhe keshtu sepse rregullorja nuk e parashikon kete gje. Korçaret do t’i fitojne ndeshjet 3-0 ne tavoline ndaj Kamzes dhe do te kalojne ata ne gjysmfinale, ndonese pa luajtur fare.