Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJPerla e dytë e njeriut që ndëshkoi Argjentinën: Kisha planifikuar t’i kërkoja...

Perla e dytë e njeriut që ndëshkoi Argjentinën: Kisha planifikuar t’i kërkoja fanellën Mesit, por ndërrova mendim

Kroacia e ka mposhtur Argjentinën me rezultatin 3-0 në takimin e dytë të Botërorit të Rusisë, në një takim që kaloi me shumë polemika edhe për vetë paraqitjen e treguar në fushën e lojës.

Autorit i golit të parë që i hapi rrugën triumfit të kroatëve, Rebiç, është shprehur se fillimisht kishte planifikuar t’i kërkonte fanellën Mesit, por ndryshoi mendim pas paraqitjes së bërë nga ana e argjentinasve.

“Sinqerisht kisha planifikuar të merrja fanellën e Mesit më parë. E dëshiroja për një mikun tim, që ishte admirues i madh i Mesit.

Por argjentinasit kanë bërë një përshtypje aq të keqe, aq sa nuk e kam kërkuar më fanellën”, ka thënë Rebiç. vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments