Vllaznia fitoi dje minimalisht 0-1 në transfertë me Kukësin. Ndeshja u vendos nga një episode në pjesën e dytë, teksa edhe më herët shkodranët kishin disa raste të mira.
Në sekondën e fundit të pjesë së parë, Fjoard Jonuzi lëshoi një diagonal nga afro 28 metra, me Tafas që u duk i mposhtur.
Fati ishte me portierin e Kukësit, pasi trajektorja fantastike e dërgoi topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule, teksa topi në fillim u dek se do ndalej në trekëndësh.
Një gjuajtje kalibri nga mesfushori kuksian që mbron ngjyrat e Vllaznisë këtë sezon, teksa të gjithë miqtë vendosën duart në kokë./newsport/