Kishte shume shpresa se do ia dilte te ishte ne fushe ne ndeshjen e neserme te kupes ndaj Partizanit, por nuk do te ndodhe keshtu. Erdenis Gurishta eshte nje mungese e sigurte e Vllaznise ne kete ndeshje.

Konfirmimin per kete gje e ka dhene vete trajneri Plori ne konferencen e shtypit te pragndeshjes kur eshte shprehur: “Me gjithe perpjekjet e stafit mjekesor per ta rikuperuar ne kohen e duhur, por edhe vete deshiren e lojtarit per te qene ne fushe, nuk ia kemi dale.

Kapiteni Gurishta nuk do te jete i gatshem per ndeshjen ndaj Partizanit. Nje mungese e tille sigurisht qe na prish shume pune, megjithate nuk kemi se çfare te bejme dhe duhet te mendojme ndonje zgjidhje tjeter”.

Tashme mbetet per t’u pare se si do te mbulohet mungesa e Gurishtes, do te jete Kruja apo Fangaj qe do te luajne ne krahun e djathte te mbrojtjes, apo do ndryshohet skema e lojes dhe do luhet me tre ne prapavije./SHKODRA-SPORT.COM/