Superliga shqiptare rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e raundit të 27. Pas 12 ditësh pauzë prej kombëtareve, 10 skuadrat e elitës në Shqipëri do diskutojnë mes tyre 90 minutat e radhës.

Gjithçka nis të shtunë në 2 prill, ndërsa duelet mbyllen të hënë në 4 prill. Të shtunë, në 13:45 luan Kukësi dhe Tirana në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Po të shtunë, në 16:45 është radha e Dinamos dhe Egnatias që të luajnë në “Elbasan Arena”.

Të diel, në 16:45 Teuta dhe Skënderbeu përplasen në “Niko Dovana”. Të hënë në 4 prill, Vllaznia dhe Kastrioti luajnë në “Loro Boriçi” duke nisur nga 17:45. Po në këtë orar, Partizani dhe Laçi luajnë në Elbasan.

Superliga, java 27:

E shtunë, 2 prill 2022

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia

E diel, 3 prill 2022

16:45 Teuta – Skënderbeu

E hënë, 4 prill 2022

17:45 Vllaznia – Kastrioti

17:45 Partizani – Laçi